Dasma e parë në Big Brother, Ilnisa dhe Meritoni ende skeptikë: Ku do e shkëmbejmë puthjen?

Banorët kanë nisur të bëhen gati për dasmën e parë për ”Big Brother Albania VIP 3”, ku nusja është Ilnisa dhe dhëndri Meritoni. Ilnisa dhe Meritoni kanë diskutuar për momentet e martesës së tyre, ku ndër to ka qenë edhe puthja. Në buzë apo ballë, çifti ende nuk ka vendosur se ku do ta shkëmbejnë.

Por komentet në rrjete sociale janë kundër kësaj dasme, pasi siç edhe shumica e banorëve në BBV, e shohim një skenar, jo një dashuri të vërtetë.

Meritoni: Do festojmë? Do i bëjmë disa vallëzime? Po momenti i puthjes si do jetë…

Ilnisa: Waw.

Meritoni: Do puthemi në ballë.

Ilnisa: Ku do puthemi? E mirë okej, ta shohim.

Meritoni: Nga ana tjetër banorët kanë zgjedhur veshjet e tyre. Ata kanë nisur të përgatiten për dasmën që ndezi shumë debate në shtëpi.

SHKARKO APP