Dasma Mbretërore, Peshkopi prek botën me poezinë

Peshkopi amerikan i bëri të gjithë për vete gjatë ceremonisë së betimit të Meghan dhe princ Harry. Ai e lexoi fjalimin nga Ipadi, dhe njihet si predikues mahnitës dhe këtë e vërtetoi sot në dasmën e çiftit mbretëror.

Michael Curry e hapi fjalimin me fjalët e udhëheqësit të famshëm të të drejtave Martin Luther King. ”Ne duhet të zbulojmë fuqinë e dashurisë, fuqinë shpenguese të dashurisë. Dhe kur ta arrijmë këtë, do jemi në gjendje ta kthejmë këtë botë të vjetër në një botë të re. Dashuria është e vetmja rrugë, e vetmja mënyrë, e vetmja zgjidhje. Më pas peshkopi shtoi: Ka pushtet në dashuri, mos e nënvlerësoni, mos e shmangni sentimentalizmin, ka fuqi, ka fuqi të madhe në dashuri. Duhet të trajtojmë njëri tjetrin si një familje e vërtetë”.

Pas fjalimit të Curry, në sfond vendoset kënga ”Stand By Me”, e kënduar nga Karen Gibson dhe kori mbretëror. Michael Bruce Curry, i lindur në Illinois të SHBA-ve është 65-vjeç, peshkopi dhe primati i 27-të dhe aktual i kishës episkopale.

Poezia

Më vendos si shenjë (vulë) mbi zemrën tënde,

si vulë në krahun tënd;

sepse dashuria është e fortë si vdekja,

pasioni i fortë ( i ashpër) si varri.

Shumë ujëra nuk mund ta mposhtin dashurinë,

as lumenjtë nuk mund ta mbysin.

Mendoni për dashurinë në çfarëdo forme. Ndihesh mirë kur të duan, ndihesh mirë kur e shpreh dashurinë. Ka një arsye për këtë. Një poemë e vjetër mesjetare thotë: Pranë dashurisë së vërtetë, ndodhet vetë Perëndia.

Bibla, 1 John 4 thotë:

”Të dashur, le ta duam njëri-tjetrin sepse dashuria vjen nga Perëndia; Gjithkush që do, është i lindur nga Perëndia. Kushdo që nuk dashuron, nuk e njeh Perëndinë. Sepse Perëndia është dashuri. (1Gjoni 4: 4-8). Ka fuqi në dashuri. Dashuria mund të ndihmojë dhe të shërojë atëherë kur asgjë tjetër nuk mundet, po.. kur asgjë tjetër nuk mundet”.

US minister Michael Curry captures world's attention with powerful royal wedding sermon

SHKARKO APP