Dasmat më të mëdha të vitit, çfarë kanë të përbashkët Orinda, Xhensila dhe Marina?
Orinda Huta, pastaj Xhensila Myrtezaj, pastaj Marina Vjollca. Kjo ka qenë vera e fotove të nuseve të famshme që mbijnë ngado në Instagram, në Facebook dhe nëpër media.
S’është e nevojshme të themi se gjëja e parë që shikojmë janë fustani dhe flokët.
Kur Orinda Huta u martua në një dekor të frymëzuar nga “Ëndrra e një nate vere” e Shekspirit, u shfaq me një fustan pa kurrfarë volumi dhe pa gurë apo temina, me një vello të zbukuruar vetëm me lule.
Kurse Marina dhe Xhensila, dasma e së cilës ishte frymëzuar nga përralla e Hirushes, zgjodhën fustane mjaft të mëdhenj, me prerje princeshash, të hapur në pjesën e përparme dhe të dyja kishin kërkuar bisht shumë të gjatë.
Në fakt, modeli i flokëve i Marinës dhe ai i Xhensilës ishte pothuajse i njëjtë: të gjatë, me onde, voluminozë, plot shkëlqim dhe sidoqoftë, të lëshuar.
Edhe pse Orinda kishte zgjedhur një look shumë më të thjeshtë, edhe ajo i mbante flokët të lëshuar dhe me onde.
Nuset e famshme të mëparshme i kemi pritur edhe për modelet e flokëve, përgjithësisht të kapura.
Elia Zaharia dhe princi Leka gjatë martesës në tetor
Robert Berisha dhe Nora Istrefi gjatë martesës në gusht të 2014-ës
Kurse tani, duket se flokët e lëshuar janë trendi i ri i nuseve shqiptare, dhe është po aq i rëndësishëm sa highlighter-i në fytyrë.