David Beckham bëhet dajë

David Beckham është baba i katër fëmijëve, andaj nuk është befasi që u lumturua kur familjes së tij iu shtua edhe një vogëlush.

Por kësaj radhe, ai nuk u bë baba, por u bë dajë. Motra e tij,  Joanne, u bë nënë e një vajze të cilës ia la emrin Peggy.

Ajo publikoi një fotografi  të vëllait së saj duke e mbajtur në dorë bijën e saj të porsalindur, dhe madje i vuri një mbishkrim mahitës: “Daja Dave m’i ka kopjuar flokët”.

SHKARKO APP