David dhe Victoria Beckham rrethojnë shtëpinë e tyre me tela me gjemba

Pak kohë më parë mediat u pushtuan nga lajmi se disa hajdutë ishin përpjekur të vidhnin shtëpinë e familjes Beckham.

Në një kohë kur rreziqe të ngjashme vetëm shtohen dhe problemet janë të shumta, David dhe Victoria kanë gjetur një zgjidhje të mirë dhe praktike.

Çifti ka vendosur të rrethojë shtëpinë e tyre në Cotswolds me tela me gjemba, pak a shumë imitim i rrethimit të burgjeve.

Prioriteti i dy të dashuruarve në këtë moment është qetësia dhe siguria e familjes dhe ata janë të sigurt se kjo është një mënyrë për ta arritur.

Kujtojmë se shtëpia luksoze e familjes Beckham u tentua të grabitet nga persona të panjohur në tetor dhe pak muaj më vonë për herë të dytë.

Në atë kohë rojat e sigurisë i ndoqën hajdutët për orë të tëra, por nuk arritën t’i kapnin, ndërsa familja e famshme nuk gjendej në shtëpi.

Image

Image

Image

Image

 

SHKARKO APP