Dea Mishel flet për rrugëtimin e saj në Big Brother VIP: Jam shfaqur siç jam!
Deamishel është një nga katër finaistët e “Big Brother VIP” e cila është bërë pjesë e garës që në ditën e parë, duke mbushur plot 133 ditë qëndrimi në shtëpinë e famshme.
Aktores iu shfaq klipi me momentet më të bukura gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, ku ka folur dhe për ndjesitë që ka përjetuar në lojë, duke cekur surprizat, të qarat e të qeshurat.
Deamishel tha se nuk ka dashur në asnjë moment të nxisë dhunë apo urrejtje dhe se nuk ka luajtur në asnjë moment gjatë rrugëtimit të saj.
Sakaq, Dea shtoi se gjithmonë e ka shfaqur veten siç është dhe fakti që publiku e ka votuar për të dërguar deri në finale, e bën të ndihet e vlerësuar.
Finalistja u shpreh se ka pësuar një transformim shpirtëror gjatë qëndrimit në shtëpi, e sidomos në një moment kur ajo mendonte se nuk meritonte asgjë të bukur.