Debat i ashpër në Big Brother VIP 5 mes Kristit dhe Keijsit
Një debat i ashpër ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP 5 mes Kristit dhe Keijsit, banorit të ri që u bë pjesë e shtëpisë në Prime-n e kaluar. Situata u tensionua kur Kristi filloi ta ndiqte nga pas Keijsin dhe më pas e lagu me birrë gjatë një përplasjeje. Gjatë debatit, Kristi iu drejtua Keijsit: “Sa për ty, të ishe nga ata që dije respektin dhe limitet, nuk merreshe me burrërinë time.
Por kjo tregon më shumë për burrërinë tënde duke u marrë me burrërinë time. Ke ardhur gjithë kohës anës siç po të vij unë ty…” Keijsi iu përgjigj ironikisht: “Si është ajo shprehja? ‘M**i pas këpucës’? Bravo, ashtu vjen ti.” Kristi reagoi me nervozizëm: “Ke ardhur duke mu fërkuar gjatë gjithë kohës. Po duhet të dish këtë gjë ti.
“Mua më fërkon, fërkon, fërkon dhe filloj dhe të derdhem unë pastaj. Në rregull? Plehrë. Ti tregoj unë limitet ty ku i ke.” Ngjarja nxiti tension të madh brenda shtëpisë dhe bëri që banorët e tjerë të ndërhynin për të qetësuar situatën. Momenti, i transmetuar live, ka marrë reagime të shumta nga fansat, duke e bërë një nga episodet më të diskutueshme të këtij sezoni të Big Brother VIP 5.
KOHA JONË SONDAZH

