Debat mes banorëve për largimin e Eglës: Është kaluar vija e kuqe, Romeo po përfiton

Prime në këtë të martë në ”Big Brother Albania Vip 3” ka nisur me fenomenin e ditëve të fundit, që është aktorja Egla Ceno.

Meriton: Më vjen keq nga dyfytyrësia e shumë personave këtu. Egla ka mbajtur qëndrim me shumë persona këtu, i ka ofenduar. Romeos i ka thënë kastravec.

Romeo: Këtu ka kaluar çdo limit, këtu është kafshëri, është përndjekje, kalohet vija e kqe dhe ky më thotë mua ushtar pasi Egla ka dalë nga shtëpia. Mua nuk më pëlqen shtëpia.

Ilnisa: Vijën e kuqe të gjithë e kemi shkelur me këmbët tona. Po i referohesha shumicës. Këtu përfshihesh tek loja e Eglës dashur pa dashur, të ndikon. Romeo po përfiton nga kjo situatë.

Romeo: Këto janë lojëra fjalësh.

Ilnisa: Romeo përfiton në mënyrë shumë të ulët. Më keq se çdo kush, ja po të shohim dhe tani.

Romeo: Të dëgjojmë broçkullat e tua?

Ilnisa: Romeon mjafton t’i vendosi dhe një emër hero tani dhe…

Ledion Liço: A kishe mundësi ta parandaloje situatën?

Ilnisa: Ka pasur gjithë mundësitë e botës ta bënte atëherë këtë që ka bërë.

Romeo: Pasi ndodhi i kam ndenjur afër Meritonit, kam folur me të.

Juli: Më vjen keq për 80 ditët e saja këtu. Por ajo mori atë që meriton. Në fund është një lojtar i fortë më pak. Dua të theksoj këtu se ishte mes Ilnisës, Meritonit dhe Eglës kjo situatë. Nuk kuptoj pesonalizimin që i bën Romeo që s’ka lidhje fare me këtë situatë. Nuk jam askush të gjykoj veprimet e dikujt. Ata të dy e kanë provokuar dhe ajo ka rënë pre e kësaj. Për mua secili mban përgjegjësi për veprimi nqë bën.

SHKARKO APP