Debate për Kiarën si lojtare/ Luizi: E mbroj pasi çdo sulm që i bëhet asaj, ndodh për shkakun tim

Në Prime u diskutua për Kiarën si lojtare. Ndonëse banorët thanë se Kiara po e pengon lojën e Luizit, ky i fundit tha tjetër gjë. Ai tha se i del gjithë kohën në mbrojtje Kiarës, pasi banorët e sulmojnë atë, ndërkohë që e kanë personale me Luizin.

Arbër: Luizi është një arsye e fortë pse Kiara është ende brenda në shtëpi. Si lojtare, nuk kam parë ndonjë gjë të jashtëzakonshme te Kiara. Nuk e mbaj mend për diskutime të forta, strategji apo aleanca.

Luizi: Arsyeja pse unë e kam mbrojtur Kiarën është shumë e thjeshtë është sepse çdo sulm që ajo ka patur, ka qenë për mua. Çdo sulm që i kanë bërë, ia kanë bërë për mua, jo se kanë patur ndonjë gjë me Kiarën. Dhe patjetër që unë do e mbroj, sepse sulmi është për mua.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?