Debate të forta mes Edisës dhe Brikenës në Big Brother, ndërhyn edhe Mateo: Ti je xheloze për të

Tensionet mes banoreve të Big Brother VIP Albania, Edisa dhe Brikena, kanë vijuar edhe gjatë spektaklit të së shtunës, ku nuk munguan akuzat dhe kundërpërgjigjet mes tyre.

Gjatë diskutimit në studio, Edisa u shpreh se sjellja e Brikenës brenda shtëpisë është ndryshe nga ajo që ajo kishte perceptuar nga jashtë. Sipas saj, Brikena përpiqet të mbajë një imazh të qetë dhe të paqtë, por në realitet, sipas Edisës, ajo është ndër banoret që sulmon më shumë vajzat e tjera në shtëpi.

“E kam parë ndryshe nga jashtë. Ka mbajtur rolin e ‘miss paqes’ dhe ‘miss nderit’. Nuk më përputhet zëri me figurën. Bën sikur preket dhe ndonjëherë derdh edhe lot, por është ajo që sulmon më shumë femrat. Tallet dhe bullizon vajzat. Ke ardhur këtu për t’u dukur si ëndrra e çdo vjehrre, ndërsa unë të paktën jam e vërtetë”, deklaroi Edisa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Brikena mohoi akuzat, duke theksuar se gjestikulacionet e saj shpesh keqkuptohen dhe se ajo nuk përdor ofendime ndaj banorëve të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sa i përket gjesteve, unë jam tip që përdor shumë gjestikulacione. Nuk shaj kurrë dhe nuk ia kam bërë kurrë askujt”, u shpreh ajo, duke shtuar se disa nga provokimet ndaj Edisës kanë qenë pjesë e lojës brenda shtëpisë.

Në debat ndërhyri edhe Mateo, i cili u shpreh se sipas tij ekziston një ndjenjë e theksuar xhelozie nga ana e Edisës ndaj Brikenës, duke shtuar edhe më shumë tensionin në diskutim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?