Debati me Rozanën, Gerta Gixhari: Unë 22-vjeçe punoja, mbaja edhe Oltën

Një debat i zjarrtë mes gazetares Gerta Gixhari dhe këngëtares Rozana Radi. Kjo e fundit e akuzoi Gertën për jo-profesionalizëm dhe pretendoi se ajo i ka marrë vendin e punës dikujt tjetër. Gerta nuk vonoi të përgjigjej, duke theksuar përvojën dhe punën e saj të palodhshme ndër vite.

“Ti 22 vjeçe ke qenë e rritur. Unë 22 vjeçe rrija këtu, pagoja shtëpi me qira, punoja dhe mbaja edhe Oltën. Punoja në televizion, gjithë ditën e ditës, punoja non stop”, u shpreh ajo me tone të ashpra.

Kjo deklaratë vuri në pah sakrificat dhe dedikimin e Gertës në karrierën e saj, duke lënë të nënkuptohet se ajo e ka ndërtuar vetë rrugën profesionale dhe nuk ka përfituar nga askush.

Rozana-Gertës: Je bërë copë t’i marrësh vendin e punës dikujt që është më e talentuar se ty

SHKARKO APP