Dedikimi prekës i Ardit Gjebresë për të ëmën e ndjerë: Sot imagjinova të dilte nga dhoma e saj të më përshëndeste

Si sot katër vite më parë ishte ditë zie në familjen Gjebrea, pasi u nda nga jeta nëna e moderatorit, Ardit Gjebrea.

Ndonëse ka kaluar pak kohë, për kantautorin dhimbja mbetet e freskët. Gjatë ditës së sotme Arditi ka kujtuar nënën e tij me disa fjalë tepër të ndjera.

U zgjova sot dhe imagjinova të dilte nga dhoma e saj të më përshëndeste, t`i ndieja aromën… por nuk është dot më. E kam çdo ditë me vete, një lidhje e fortë që do më shoqërojë gjithë jetën. 4 vite… si sot… mami”, -ka shkruar Gjebrea në Instastory.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?