Del biseda, bashkëpunim mes Rita Orës dhe Ylli Limanit

Artistja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka postuar në story një Instagram një bisedë mes saj dhe Ylli Limanit. Në një screenshot të publikuar në Instagram, Ylli i ka dërguar Ritës një mesazh duke i shprehur admirimin për këngën e saj “All Natural”, ndërsa ajo i është përgjigjur me mirënjohje. Ky komunikim i drejtpërdrejtë mes Ritës dhe Yllit, pas ndjekjes së ndërsjellë në Instagram, duket se po përforcon spekulimet se një duet mes tyre është vetëm çështje kohe. Fansat mezi presin të dëgjojnë se çfarë mund të sjellë ky bashkim artistik që tashmë po cilësohet si një “moment historik” për muzikën shqiptare.

– Rita!! E dashuroj “All natyral”

– Ah legjendë, faleminderit!! Do të thotë shumë [për mua], veçanërisht [kur vjen] prej një shqiptari tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

– Bashkëpunim?

Swiss Digital Mobile Reklama

– Do ta doja!

– Le të takohemi!!!

Dhe ja tek e keni, me ç’duket do kemi një këngë prej dy artistëve së shpejti!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?