FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dele rozë? Postimi nga Gjesti bën lëmsh rrjetin

Një dele rozë që s’ka asnjë lidhje me realitetin, por gjithçka me marketingun. Kështu mund të përshkruhet fotoja që në fakt tregon që diçka e re po vjen nga Gjesti dhe DJ Gimbo. Komentet kanë shpërthyer me teori, batuta dhe pritshmëri të larta nga pyetje plot humor për delen rozë, deri te bindja se një tjetër hit është në rrugë. Misteri është zbardhur pjesërisht. Gjesti po punon intensivisht për një EP të ri. Projekti pritet të përmbajë pesë këngë dhe është shumë pranë publikimit. ”Delja rozë” nuk duket më si një rastësi, por si pjesë e një fushate të menduar mirë për të ndezur kureshtjen dhe për të sinjalizuar një kapitull të ri në muzikën e artistit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?