FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dënimi i poetes Mimoza Ahmeti, flet vajza: Kryeministri Rama një gentleman

Këtë javë një nga lajmet e bujshme, është ajo për poeten Mimoza Ahmeti, e cila u dënua nga Gjykata e Tiranës për ndërtim pa leje. Vajza e saj, Eir Plasari tha se ndodhi për çështje burokratike, por falënderoi kryeministrin Edi Rama për ndërhyrjen, duke e quajtur një xhentëllmen.

“Situata nuk ka qenë shumë e bukur, por janë gjëra që ndodhin. Për çështje burokratike jemi gjendur në një situatë jo të bukur. E falenderoj Ramën për reagimin, është treguar një xhentëllmen”, tha Plasari.

Poetja Mimoza Ahmeti, u dënua për ndërtim pa leje nga gjykata pasi rindërtoi shtëpinë që i ishte prishur nga tërmeti në të njëjtën vend ku e kishte pasur në Petrelë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?