Deputeti i PS selfie me Duan në Vatikan: Ishte e gjatë more

”Të bashkuar në muzikë në kujtim të Skënderbeut” në Vatikan, ishte koncerti që mblodhi yjet shqiptarë. Të pranishëm në këtë eveniment ishin edhe përfaqësues shqiptarë të politikës.

Mes tyre deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu ka shkrepur një selfie me një nga këngëtaret shqiptare më të suksesshme në rang ndërkombëtar, Dua Lipën. ”Me krenarinë tonë, Dua Lipa live nga Vatikan”, shkruan Ndreu.

Në komentet e shumta me ndjekësit e tij, Ndreu shkruan se: ”Të gjithë janë krenari. Por kjo ka dalë më e mira në botë për 2018 dhe natyrshëm na bën krenar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga pozicioni i fotos, komentuesit i shkruajnë se ai duket më i shkurtër se këngëtarja. “Ishte e gjatë more… Mbi taka po ‘”, përgjigjet me shaka deputeti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë koncert ishin pjesë edhe mera të tjerë të njohur të skenës si Ermal Meta, Inva Mula, Olen Cesari, Kledi Kadiu, Genc Tukiçi, Rame Lahaj, Elhaida Dani, Erza Muqolli etj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?