Deputetja e re: Jam vajza e pleqërisë, shpesh ua prish planet
Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi, ka treguar se si kanë ndryshuar marrëdhëniet e saj me familjen, pasi ajo është zgjedhur të jetë pjesë e politikës.
E ftuar në emisionin e mëngjesit në “Vizion Plus”, Kërpaçi e cila ka statusin e deputetes më të re, ka folur për fundjavën dhe si e organizon ajo, tashmë në cilësinë e deputetes.
Ajo tha se udhëton shpesh në të gjithë Shqipërinë dhe se e ndërthur argëtimin me punën, por shpesh herë ua prish planet edhe familjes, pasi është vajza e vogël e prindërve të saj.
”Unë udhëtoj shpesh në të gjithë Shqipërinë dhe vendi im i preferuar është Gjirokastra, pasi është edhe vendlindja ime. Kudo ku shkoj, organizoj edhe takime me strukturat dhe të rinjtë. Sa i përket planeve me familjen, shpesh herë nuk i zbatoj dhe i prish ato. Unë jam vajza e pleqërisë, pra më e vogla e familjes dhe zakonisht u them një ditë përpara, shikoni se nesër më duhet të shkoj diku tjetër”, u shpreh Floida.
KOHA JONË SONDAZH

