Deputetja më e re para betimit në kuvend, i jep fund beqarisë

Sot i ka dhënë fund beqarisë një nga deputete më të reja të parlamentit shqiptar. Ajo është një nga emrat më të rinj që bëhet pjesë e Parlamentit të Shqipërisë.

Deputetja më e re nga rradhët e PDIU, Reme Lala i ka dhënë fund beqarisë. Në një ceremoni të madhe të mbajtur ditën e djeshme në Dibër, Lala ka zyrtarizuar lidhjen e saj disa vjeçare, edhe pse nuk e dimë se cili është djali fatlum. Mësohet se të ftuar kanë qenë rreth 1 mijë persona, ku përveç familjarëve dhe të afërmve nuk kanë munguar personalitete nga bota e politikës dhe medias.

Reme Lala, 22-vjeçe është studente e Financës, në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës. Në zgjedhjet e 25- qershorit ajo ia doli të merrte votat e duhura duke i dhënë PDIU një mandat në Dibër, dhe duke zënë një vend të rëndësishëm në Parlamentin e Shqipërisë.

Ajo pritet të marrë detyrën si deputete në shtator të këtij viti. /Class.

SHKARKO APP