“Dëshira më e madhe, të jem baba”, vjen në jetë djali i aktorit që u vra nga ish e dashura

Historia që tronditi të gjithë botën e showbiz-it në Turqi, 7 muaj më parë, u bë edhe më e rëndë pasi u mësua se bashkëshortja e aktorit dhe moderatorit të njohur Vatan Sasmaz, Yasemin Adali, ishte në pritje të fëmijës së parë. Dëshirën e tij më e madhe, që të bëhej baba, për fat të keq, Vatan nuk e gëzoi dot. Vatan Sasmaz u vra në një hotel në qendër të Stambollit nga ish e dashura Filiz Aker në gusht 2017. Gjendja e rënduar psikologjike e ish-modeles Aker, që u vërtetua më pas edhe nga ekspertët e mjekësisë ligjore, çoi deri në fundin tragjik të aktorit. Me të njëjtën armë, Aker vrau më pas edhe veten.

Gjatë këtyre muajve të vështirë, bashkëshortja e Vatan Sasmaz, ka qenë mjaft e tërhequr nga mediat dhe gjithçka e ka lënë në dorë të hetimeve të policisë.

Dy ditë më parë, Adali ka sjellë në jetë fëmijën e parë, të cilin e ka pagëzuar me emrin e të atit pa u menduar gjatë, edhe pse dëshira e tij ishte ta quante të birin ‘Noble’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat turke kanë shkruar këto ditë se Vatan Sasmaz donte që i biri të quhej ‘Noble’, por Yasemin Adali i habiti të gjithë me emrin që i vendosi të birit. Vogëlushi quhet Asil Vatan Sasmaz, në nderim të të atit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?