Detajet e ceremonisë së dasmës së Katy Perry dhe Orlando Bloom

Më 14 shkurt të këtij viti çifti i njohur Orlando Bloom dhe Katy Perry zyrtarizuan lidhjen e tyre disa vjeçare në fejesë.

Përmes një unaze në formë luleje Perry pranoi propozimin për martesë nga aktori i njohur. Dyshja është diskutuar prej vitesh në media lidhur me ulje-ngritjet e marrëdhënies së tyre, por tashmë për ta flitet vetëm për ceremoninë e martesës, e cila do të ndodhë në fund të këtij viti.

Sipas “People” ceremonia e dasmës pritet të jetë intime dhe e vogël. Këngëtarja është duke u marrë me përgatitjet, por edhe Orlando përfshihet herë pas here.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me organizimin po merret një kompani që pritet të realizojë gjithë dekorin dhe detajet e tjera. Dëshira e tyre është që gjithçka të mbetet e fshehtë deri në afrimin e ditës kur do të lidhen në martesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?