Detaji i veçantë në klipin e ri të Bebe Rexhës, tregon diçka të shenjtë (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar këngën e saj më të re “Sabotage”. Kjo këngë e zhanrit baladë është paralajmëruese e albumit të saj të ri, “Better Mistakes”, i cili i plotë do të publikohet më 7 maj.

“Sabotage”, një baladë e ndjeshme dhe në tematikën e saj flet për pa lumturinë dhe gabimet e njëpasnjëshme të individit, që çojnë deri në shkatërrimin e gjithçkaje.

Një element shumë i veçantë që mori vëmendjen e shikuesve në klip, është ku shfaqet një fotografi në kornizë, e cila zhduket gjithashtu. Fotografia e përzgjedhur për të qenë aty është një fotografi e vjetër e këngëtares nga fëmijëria e saj, në një përqafim me të vëllain e saj, Florent Rexha.

 

SHKARKO APP