Detaji në klipin e Capital T i habit të gjithë, cili është detaji misterioz i padiktuar më parë?
Teksa videoklipi i ri i Capital T ishte përqendruar tek asetet e modeles Françeska Jace një tjetër detaj i ka rënë në sy audiencës.
Bëhet fjalë pikërisht për një skenë të padiktuar më parë në asnjë klip këngëtarësh apo edhe të jetë dëgjuar për këtë.
Një pjesë e klipit të reperit është xhiruar një Sarandë dhe për një moment kamera e dronit fokuson një anije të mbytur e cila dallohet lehtësisht në sipërfaqen ujore.
Të shumta kanë qenë spekulimet mbi këtë detaj që ka habitur ndjekësit.
Nuk dihet nëse anija është ndonjë efekt vizual apo gjendet aty me të vërtetë.
Cila është historia e saj dhe pse nuk është folur më parë për të.
Gjithçka mbetet ende një mister…