”Dhashë shtëpinë me qira dhe shita makinën”, Sara hoqi dorë nga gjithçka para se të hynte në Big
”Big Brother Albania Vip 3” ishte një eksperiencë e kërkuar dhe e dëshiruar nga Sara Gjordeni, që erdhi në një moment të vështirë në jetën e saj, edhe pse aventura mbaroi me përjashtimin e saj nga shtëpia një javë më parë.
Në një intervistë për “MeKast” me Megi Pojanin, Sara rrëfeu se ftesa për t’u futur në shtëpinë më të fashmë i erdhi në çastin e duhur.
“Kisha pasur një vit shumë të vështirë. Nisa një punë, e pashë që nuk po më plotësonte, mund të bëja diçka tjetër. Në momentin që m’u dha oferta për t’u futur në Big Brother, thashë më duhen këto emocionet e mëdha, më duhet ta kthej jetën time nga e para të shohim se ku do të dalë”.
Para se të bëhej pjesë e formatit, ajo zbulon se hoqi dorë nga shumë gjëra. “Përpara se të futesha në Big, kam nxjerrë shtëpinë me qira, kam nxjerrë makinën në shitje, hoqa dorë nga puna”.
KOHA JONË SONDAZH

