Dhurata e Elvanës për festa

Elvana Gjata ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i mbyllur festat e këtij viti. Ajo paralajmëroi 33 këngë të ndara në tre pjesë përmes albumit “Trilogji”, ka qenë më e tërhequr se zakonisht muajt e fundit.

Edhe pse pritjet ishin që pjesa e dytë të publikohej brenda vitit, probleme personale bënë që projekti të shtyhej. Nga ajo pjesë doli vetëm kënga “Ego”, e publikuar më 29 korrik, e cila nuk arriti suksesin tipik të Elvanës, duke mbledhur rreth 700 mijë shikime në tre muaj, një shifër dukshëm më e ulët krahasuar me projektet e saj të zakonshme me miliona klikime.

Por për fansat ka lajme të mira. Elvana po planifikon që pjesën e dytë ta publikojë si dhuratë festive pas disa javësh, duke e kthyer fundvitin në një moment rikthimi të shumëpritur. Nëse planet e saj finalizohen, publiku do të ketë një arsye më shumë për të festuar këtë sezon: një kapitull të ri muzikor nga një prej artisteve më të mëdha të skenës shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?