Dhurata e fundit, reperi u vra por e dashura…
Trashëgimia e XXXTentacion do të jetojë pas vdekjes së tij. Reperi u vra të hënën, por e dashura e tij identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ishin në pritje të një fëmije.
Lajmi është konfirmuar nga nëna e tij, Cleopatra Bernard me anë të një postimi në Instagram të enjten.
“Ai na la dhuratën e fundit,”-shkruan Bernard. Nuk dihet ende nëse XXXTentacion ishte në dijeni se e dashura e tij ishte shtatzënë.
Reperi u qëllua për vdekje pasi doli nga një dyqan motorash në Florida. Të mërkurën policia arrestoi të dyshuarin Dedrick Devonshay Williams, 22-vjeç.
https://www.instagram.com/p/BkTQdl3hvuN/?hl=en&taken-by=cleo_ohsojazzy
KOHA JONË SONDAZH

