Dijonis Biba fiton ”Ferma Vip”, personazhi i bu*gut që u bë një fenomen

Dijonis Biba, një personazh i krijuar në rrjete sociale u shpall fitues i “Ferma VIP”, edicioni i parë që u mbajt në ”Vizion Plus”. “Faleminderit publikut, fitoren ia dedikoj nënës që nuk e kam”, tha ai pas fitores.

Ai vite më parë Biba është arrestuar në Britaninë e Madhe, njësoj si pjesa më e madhe e të rinjve nga vendi ynë që shkojnë atje për të punuar si kopshtarë nëpër “shtëpi bari”. Po ashtu Biba ka qenë edhe protagonist i një investigimi të ”Daily Mail”, pasi u zbulua se ai kishte publikuar disa video udhëzuese se si mund të hysh ilegalisht nga Spanja një Angli.

Fitorja e tij tregon edhe diçka tjetër që publiku tashmë përqafon personin që shfaqet në këto formate, siç ndodhi edhe me Egla Cenon në ”Big Brother”. Tashmë ka ardhur koha që njerëz që janë jo figura publike në ekran, por në rrjete sociale, fitojnë edhe pse pas mund të kenë një histori si ajo e Dijonisit.

Fituesi i ”Ferma Vip” u kthye në një fenomen në rrjet, ku me batutat, orgjinalitetin dhe aspak sherre, apo komplekse dha më të mirën e tij që mbrëmë u shpall fitues i 100 mijë euro-ve. Fitorja e Dijonisit tregon se publiku nuk do në formate të tilla emrin e vipit, as filtrat, por orgjinalitetin dhe disa norma njërëzore.

SHKARKO APP