Dil në protestë! Mimoza Ahmeti flet për thirrjet dhe tregon vendimin e saj: S’po marr vesh fare
Mimoza Ahmeti, ka reaguar ndaj kërkesave të shumta të ndjekësve për t’iu bashkuar protestës anti-qeveritare që vijon prej 43 ditësh përballë Kryeministrisë. Teksa ishte në një ”LIVE” në Instagram, ajo ka sqaruar një herë e mirë pozicionin e saj, duke refuzuar pjesëmarrjen. Fituesja e ”Ferma Vip 3” ka treguar se pas eksperiencës së gjatë në reality-show, ndihet e konsumuar fizikisht dhe psikologjikisht.
”Ku kam taka unë për protestë, jam lodhur, jam gërdis, plot tre muaj në fermë”,-është shprehur ajo, duke iu përgjigjur kështu komentuesve që prisnin ta shihnin në shesh mes protestuesve. Ahmeti nuk ka kursyer as kritikat e ashpra ndaj shoqërisë, duke kujtuar kohën kur vetë ajo dilte për të kërkuar të drejtat e saj, ndërsa të tjerët bënin sehir.
”Kur kam protestuar unë që në vitin 2000, ju talleshit me mua. Tani protestoni ju pak për mua, të rri edhe unë në shtëpi siç rrinit ju atëherë kur protestoja unë. Thoshte babai im: ”Me radhë lëpihen viçat”’, ka deklaruar Moza, duke përdorur këtë shprehje popullore për të treguar se secili duhet të bëjë pjesën e vet.
Përveç lodhjes personale, ish-fermerja ka ndarë edhe një moskuptim mbi qëllimin e vërtetë të këtyre organizimeve, duke u shprehur e paqartë për mesazhet që po jepen.
”Pastaj kjo protesta po bëhet e çuditshme. Kërkoni gjërat që doni vërtet, se këtu po bëhet gjeopolitikë me protestë, s’po marr vesh fare! Duket si protestë e një shteti global”,-ka përfunduar ajo, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron të bëhet pjesë e kauzave që ajo nuk po arrin t’i kuptojë.
KOHA JONË SONDAZH

