Dilema e ”sëmundjes” dhe fenomeni Luiz Ejlli: Nuk flas se më vihen prangat
Emocionet, janë ”arma” e një formati si ”Big Brother Albania Vip 2” dhe menaxhimi i tyre është fitore. Mbrëmjen e së martës, banorët dhe publiku u përfshinë në një debat me ngarkesa emocionale, ku dilema e ”sëmundjes” të këngëtarit Luiz Ejlli që erdhi nga një rrëfim i tij për banoren tjetër të shtëpisë, moderatoren Kiara Titon, ka tronditur ujërat e këtij formati.
Po mbrëmë gjatë Live Show, Luizin e dërguan në spitalin ”Shefqet Ndroqi”, edhe pse në fillim nga moderatorja Osmani u tha live se banori do të shkonte në QSUT. Analizat u bënë, dhe mjekja tha se Luizi është i shëndetshëm. Por analizat natën, kur ato bëhen me rregull esëll në mëngjes, dhe për tumor janë më specifike dhe duan kohë që të dalin të sakta.
Por kjo situatë tani i ka lënë banorët në dyshim për figurën e tij, e sidomos Kiarën e cila i kërkuar që që nga ky moment e tutje ai të rrijë larg saj. Banorët e kanë pyetur për të gjithë rrëfimet mbi ”sëmundjen”, por Luizi ka habitur me deklaratën e tij. “Nuk mund të flasë më shumë sepse mund të më vihen edhe prangat sapo të dal që këtu”.
Po ashtu Luizi akuzon produksionin që i ka prerë rrëfimin në klipin e transmetuar, pasi biseda sipas tij nuk mbaron aty. “E para që më vjen keq që doli në nominim Kiara prej meje, e dyta ma bënë gjyqin pa marrë vesh dhe versionin tim veç fut e bjer. E treta duke qenë në maj, ia futa vetes. Nëse e kanë marrë kështu le të dal. Fillova tu e fol në numrin njëjës se nuk doja ta nxirrja emrin e atij. Në fund duket që e kanë pre klipin ndaj më erdhi inat por nuk ia vlen me u përzi, se nuk mbaron ashtu ndaj mbeta keq, por ma ndiu zemra dhe e mbyllën aty”, tha Luizi.
Rrëfim i gabuar, apo është vërtetë i sëmurë? Edhe pse-të e kësaj ngjarje janë të shumta, por nga ajo që shihet me sy të lirë është se në rrjete sociale, Luiz Ejlli është kthyer në një fenomen. Me mijëra komente pozitive ndaj tij, me mijëra ndjekësit që i shtohen çdo sekond në Instagram, e bëjnë Luizin banorin më të komentuar dhe më të dashur nga publiku. ”Ata na hodhëm helm dhe gënjeshtra”, është një këngë shqiptare, dhe për hir të një loje, po luhet me jetën?
R.Shtylla /Koha Jonë/