Dita e Verës në Tiranë, Enisa vjen me surpriza: Në koncert edhe një këngë popullore
Në 100 aktivitetet që do të zhvillohen për Ditën e Verës në Tiranë, një prej festave më të bukura do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”. Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Enisa do të performojë 17 këngë në një koncert madhështor në orën 13:00.
E ftuar këtë pasdite në “Rudina” në Tv Klan për të ndarë të rejat në karrierën e saj, këngëtarja shpreh emocionet e forta për këtë takim me publikun shqiptar. Ajo thotë se ka marrë
”Gjithmonë më kanë suportuar shqiptarët, qëkur kam filluar e deri më tani, gjithmonë më kanë përkrahur dhe kurrë s’e harroj që njerëzit e parë që më kanë mbështetur janë shqiptarët”,-thotë Enisa.
Rudina Magjistari: Më trego diçka për koncertin.
Enisa: Do shihni këngët që kam publikuar, por edhe këngë të reja që nuk i ka parë askush.
Rudina Magjistari: Do ketë këngë të reja nesër në koncert?
Enisa: Po, shumë. Madje edhe do këndoj pak shqip.
Rudina Magjistari: Kjo është surprizë sepse ti në fakt në repertorin tënd nuk ke asnjë këngë në gjuhën shqipe.
Enisa: Madje kam për të kënduar edhe një këngë popullore.