Divorcohet zyrtarisht këngëtarja Fergie Ferguson

Këngëtarja e njohur Fergie Ferguson  është ndarë zyrtarisht  pas 10 vitesh martese me aktorin amerikan Josh Duhamel.

Çifti i njohur është ndarë që në vitin 2017, por vetëm këtë vit duket se çdo gjë ka përfunduar. Ndonëse divorci zyrtar ka ardhur vetëm tani ata kanë vijuar me jetët e tyre.

Aktori i njohur është parë në shoqërinë e vajzave të ndryshme më të reja se ai në moshë. Gjatë një interviste më herët ai është shprehur:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë nuk jam më 30 vjeç. Unë jam 45. Dua më shumë fëmijë tani ose në vitet e ardhshme. Jam në kërkim të një femre që është e re në mënyrë që të kem fëmijë!”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çifti kanë së bashku një djalë 5 vjeçar dhe kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë për hir të tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?