”Djalë kosovar, nuk e shoh fitues”, Egla Ceno merr kritika për mendimin rreth Gjestit

Egla Ceno, fituesja e ”Big Brother Albania Vip 3”, ka reaguar ndaj kritikave që mori në rrjetet sociale pas një deklarate të saj, ku e cilësonte Gjestin si “djalosh kosovar”. Komenti u bë pas një interviste të bërë së fundmi, ku ajo theksoi se nuk e shihte Gjestin si fitues të këtij edicioni, duke përdorur termin “kosovar” për ta përshkruar.

Ajo reagoi në rrjete sociale me një postim ku shprehu se ata që ishin prekur nga fjala “kosovar” ishin të paditur, dhe theksoi se të qenit kosovar është një arsye krenarie.

”Të jesh kosovar është krenari! Kush mendon ndryshe është një qelbësirë”. Ajo përfundoi postimin me një mesazh të fortë, duke iu drejtuar kosovarëve me një përshëndetje të ngrohtë.

SHKARKO APP