Djali i Elon Musk kërkon të ndryshojë gjininë dhe mbiemrin, ja si do të quhet

Një nga fëmijët e Elon Musk ka nisur procedurën për ndryshimin e emrit dhe gjinisë. Sipas mediave Xavier, i cili është 18 vjeç, dëshiron të quhet Vivian Jenna Wilson, duke marrë mbiemrin e nënës së tij.

Në dokumentet zyrtare të depozituara në një gjykatë në Los Anxhelos thuhet se djali i themeluesit të Teslas e nisi çështjen për shkak të “identitetit gjinor dhe faktit që nuk dëshiroj të jem i lidhur me babanë tim biologjik në asnjë mënyrë apo formë”.

Musk ka shtatë fëmijë: Griffin, Vivian, Kai, Saxon, Damian, të cilin e kishte me shkrimtaren Justine Wilson, me të cilën ishte i martuar nga viti 2000 deri në 2008, dhe X AE A-XI dhe Exa Dark Sideræl, me këngëtaren Grimes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?