”Djalin e kam sëmurë”, Endriku: E dërguam në të gjithë spitalet! Qëndrova 3 vite pa e parë
Në ”Big Brother Albania Vip 3”, mbrëmë është rrëfyer një nga historitë më prekëse. Në një bisedë me Gracianon, këngëtari Endrik Beba ka folur për jetën private. Ai i tregon se të birin kishte tre vite pa e parë. Ai ishte i sëmurë dhe kanë shkuar në shumë spitale për të gjetur një zgjidhje, por ishe e vështirë. Kur shkoi në Greqi, ia gjetën problemin dhe nisi një kurë që zgjaste për rreth 7 muaj. Më pas ra Covidi dhe ngeli pa e parë aq shumë vite.
“Jeton disa kohë në Greqi, disa kohë këtu. Ka qenë me mua këtu 1 vit e gjysmë, kisha tre vite pa e parë. E kam pasur shumë të sëmurë në Greqi. Nja një vit para se të dilte Covidi u sëmur. Është shumë alergjik. Të paktën atëherë ka qenë shumë. Të vraponte 10 metra kur ishte ftohte, binte në tokë, i merrej fryma.
Bllokoheshe keq fare. I provuam të gjitha spitalet këtu, nuk po i jepnin dot zgjidhje, e çuam në Greqi, e gjetën çfarë kishte, u bë mirë për 3-4 ditë pas atij mjekimi, por që të shërohej duhej të bënte një mjekim 6-7 muaj aty.
Unë duhet të kthehesha të punoja se kush do paguante. Unë kisha gjyshin, gjyshen, mamin, çunin, familje të madhe për të mbajtur. Filloi Covidi, u bllokuan rrugët, nuk vinte dot më dhe ngeli atje. Plus që ishte dhe frika e madhe udhëtimi”, u shpreh Endrik Beba.