Djemtë pëlqejnë më tepër vajzat e shkurtra, ka disa arsye
Sipas ekspertëve të marrëdhënieve bazuar në shumë anketa të kryera në vende të ndryshme të botës, janë disa arsye pse djemtë tërhiqen më tepër nga vajzat e shkurtra.
-Kur bëhen me nerva duken të lezetshme
Vajzat e shkurtra zakonisht janë të forta, thonë mendimet e tyre dhe nuk kanë frikë ta mbrojnë veten në çdo situatë, janë të guximshme dhe pak të zhurmshme, por fakti që janë të shkurtra i bën të duken të lezetshme para djemve.
-Egoja e djemve
Vajzat mund të kujdesen mirë për veten e tyre, por ndonjëherë kanë nevojë për djem të gjatë që të arrijnë raftet lart në shtëpi ose në supermarket. Këto gjëra janë të vogla në dukje, por janë arsye për një djalë që të ndihet i dobishëm sepse duan gjithmonë të ndihen të vlerësuar. Këto ndjenja do t’i ndihmojnë ata të ndihen më të sigurt dhe të rehatshëm në një marrëdhënie. Vajzat e shkurtra ndihen më të mbrojtura dhe të përkëdhelura nga djemtë e gjatë, pavarësisht sesa të afta mund të jenë ato vetë.
-Përqafimet dhe përkëdheljet janë më të mira
Përqafimi është në fakt shumë më i mirë kur dy njerëz kanë diferencë në gjatësi. Djemtë e gjatë, në përqafimet me vajzat e shkurtra ndihen gjithëpërfshirës dhe iu jep një ndjenjë të veçantë. Vajzat e shkurtra ndihen gjithashtu të mbrojtura nga përqafimi i një djali të gjatë duke e bërë këtë të fundit të ndihet më i fuqishëm dhe i nevojshëm në marrëdhënie.
-Kombinimi më i nxehtë, një vajzë e shkurtër me bluzën e djalit në masë të madhe
Shumica e djemve tregojnë se kur shohin të dashurën e tyre të veshur me një këmishë ose bluzë të madhe është super seksi dhe nuk mund t’i heqin sytë. Bluza e tyre në një vajzë të shkurtër duket si një mini fustan.