Do ndryshojnë lojën në Big Brother, Top Channel konfirmon dy emrat e bujshëm
Dera e shtëpisë së “Big Brother VIP 3” do të trokasë dy herë këtë të shtunë dhe banorët do të mirëpresin dy banorë të rinj. Fituesi i “Big Brother 3”, që bëri për vete publikun me lojën e tij të nxehtë, do të provojë këtë herë të triumfojë në formatin VIP të reality show-t.
14 vite më vonë, Jetmir Salaj është gati të garojë sërish për çmimin e madh, pasi produksioni konfirmon sot pjesëmarrjen e tij në “BBV”. Bashkë me të, në shtëpi hyn edhe një tjetër finalist, dj Liam Mandiaro. Me një strategji loje që u pëlqye nga shqiptarët, ai preku finalen e “Big Brother 5”.
E sigurt është që dy djemtë do të trazojnë ujërat dhe jo pak gjëra do të ndryshojnë në shtëpinë, me zhvillime dhe dinamika të reja çdo ditë. Sesi do t’i presin banorët e vjetër dy hyrjet e reja, mbetet të ndjekim Prime-n e së shtunës, në një spektakël, që si gjithnjë, premton surpriza.