”Do ta hedh në gjyq”/ Agravon debati mes Einxhel dhe Donaldit: Je njeri i keq

Debati mes Einxhel dhe Donaldit ka vijuar edhe pas spektaklit të mbrëmshëm.

Ata nuk i kanë kursyer kunjat dhe ironitë ndaj njëri-tjetrit derisa e gjithë biseda u agravua edhe në një debat të fortë mes tyre.

‘’Ti nuk di të lexosh, një zarf ta marrësh do të kalosh 7 fjalë. Gjithësesi në asnjë moment nuk ta kam hehdur poshtë talentin, por ti më ke mashtruar, dhe kë hedhur baltë mbi mua ndërkohë që unë nuk kam patur asnjë faj. Duhet të dish që këtë gjë do ta sqarojmë tjetër kund, me dëshmitarë edhe fakte. Do ta hedh në gjyq për gjithë këtë mashtrim dhe për këtë prishje imazhi që po tenton të bëjë. Nuk ndihem në faj për punën time’’,- tha ajo e revoltuar.

Nga ana tjetër Donaldi replikoi duke thënë: Unë i kam shpërblyer të gjithë për punën e tyre, mbase edhe më shumë sesa e meritojnë. Por nuk flasim dot për njerëz që janë jashtë. Ti je një njeri i keq.

SHKARKO APP