Do të përballen në ”Big Brother Vip 3”, Endriku i dedikoi këngë dhe Sara ishte pjesë e videoklipit

A do të trazohen ujërat brenda shtëpisë së “Big Brother Albania VIP 3” kur pjesë e saj të bëhet ish-partneri i Sara Gjordenit?

“Jam kurioz të shoh reagimin e saj”, tha Endrik Beba këtë të diel në “Fan Club”, ku u prezantua zyrtarisht si konkurrent i reality show-t. Ai shpjegoi se me Sarën ka pasur një romancë nëntë vite më parë. Gjatë kësaj periudhe, Sara u bë pjesë e videoklipit të këngës së Bebës, “Të dua”. Një këngë dedikuar dashurisë, ku dy artistët shfaqen në momente intime me njëri-tjetrin.

Ronalda Sharka, i sugjeroi Bebës që brenda shtëpisë të bëjë një bashkëpunim me Bardhin, për të cilin Sara ka shprehur pëlqim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të bësh muzikë brenda shtëpisë është ndër synimet e mia. Por jo domosdoshmërisht me Bardhin. Më pëlqen shumë vokali i Artës”, u përgjigj këngëtari.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?