Do të të thyej zemrën! Kë po paralajmëron Bebe Rexha?
Ajo ka shumë kohë që nuk përflitet për një histori të re dashurie, por shkrimi i fundit në rrjete sociale është komentuar gjatë.
“Do të të thyej zemrën. Të paralajmërova“, shkruajti këngëtarja në Instagram pa dhënë shpjegime të tjera.
Nuk dihet se kujt dëshiron t’ia përcjellë këtë mesazh paksa “të hidhur”. Madje para disa kohësh, ajo deklaroi se kishte 4 vite pa të dashur duke shtuar se dashuria e saj më e madhe për momentin është muzika.
Ndër të tjera, Bebe gjatë këtij viti ka arritur suksese të mëdha në muzikë.
KOHA JONË SONDAZH

