Doli nga paraburgimi, Gjesti kërkon falje dhe paralajmëron padi ndaj Onima-s: Më shkatërruan, drejtësia do fitojë
Gjesti ka reaguar për herë të parë pasi doli nga paraburgimi, duke thyer heshtjen me një mesazh të shkurtër, por domethënës: “Shnosh e mirë”. Ai është shfaqur në gjendje të mirë shëndetësore. Në një deklaratë emocionale, ai pranoi gabimet dhe shprehu pendesë të thellë, duke theksuar se situata e rënduar e kishte çuar në një gjendje të pazakontë për të.
Gjesti falënderoi fansat për mbështetjen e vazhdueshme në momentet e vështira, si dhe ekipin e tij ligjor, duke veçuar avokatët Burim Azemi dhe Artan Çerkini për profesionalizmin dhe përkrahjen. Në të njëjtën kohë, artisti bëri të ditur se në bashkëpunim me label-in, menaxhmentin dhe avokatët në Britani, ka nisur procedura ligjore ndaj kompanisë Onima. Sipas tij, padia lidhet me keqtrajtime të vazhdueshme ndër vite, borxhe të papaguara, mundësi të humbura dhe dëme të shkaktuara në karrierën e tij.
Ai paralajmëroi se detaje të tjera pritet të bëhen publike së shpejti, ndërsa theksoi vendosmërinë për të vazhduar me muzikën, pavarësisht situatës. Gjatë periudhës së procesit gjyqësor, Gjesti njoftoi se do të publikojë këngët e tij në platforma si TikTok dhe Instagram. Në fund të deklaratës, ai u shpreh i bindur se drejtësia do të triumfojë, duke siguruar fansat se nuk do të ndalet së krijuari muzikë.
Detaji prekës i lirimit, vëllai i ndjerë i Gjestit sot do të festonte ditëlindjen e 16-të
KOHA JONË SONDAZH



