Doli nga shtëpia e BBVK3, Paul Morina tregon se kë e sheh fitues
Paul Morina u largua të hënën nga ”Big Brother Kosova Vip 3” për shkak të disa problemeve shëndetësore. Ai për herë të parë pas daljes ka folur sot (e mërkurë) në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, duke treguar se kë e sheh finalist dhe kush sipas tij e meriton fitoren. ”Vullneti, Driloni, Xuxi, Drenusha, Gresa nëse iu lejohet gjashtë edhe Leo”, theksoi ai. Aktori nga Prizreni përmendi Vullnetin si fitues të këtij edicioni, banorin që dëshiron ta rrëmbejë çmimin e madh. I njëjti qëndroi për më shumë se një muaj brenda shtëpisë, ndonëse ka qenë tejet i qetë.