Donaldi bën të njëjtin tatuazh si Fifi, zbulohet kuptimi i veçantë që ka

Fifi dhe Donald krijuan miqësi së bashku brenda shtëpisë së ‘Big Brother’.

Këngëtarja pasi doli nga shtëpia bëri një tatuazh me fjalën ‘Filoqyl’, ashtu siç ai e thërriste.

Ditën e sotme, Donald Veshaj, i cili vijon lojën bëri të njëjtën gjë.

Arjola ishte personi i parë që e pa, dhe pyeti për kuptimin ndërsa Donaldi i tha: “Njerëzit që duan shiun pra”.

Donaldi bisedoi edhe me Beniadën, e cila e pëlqeu shumë tatuazhin.

Beniada: Sa i bukur, i kuq, të shkon shumë. Ashtu e kishte bërë dhe Fifi?

Donaldi: Jo të zi e ka bërë Fifi. Por unë e bëra të kuqe që të jetë kuq e zi.

Beniada: Të dhimbti?

Donaldi: Jo o shpirti, kjo është gudulisje.

SHKARKO APP