Drake çmendet pas fotografive seksi të Nicki Minaj

Reperi Drake është i mahnitur nga seti i ri fotografik nga Nicki Minaj dhe po mendon një rikthim me të. 31-vjeçari nuk mund t’i rezistojë pamjes seksi të këngëtares së famshme dhe mundësia e dytë për një romancë me të nuk është e pamundur. “Drake po çmendet nga kopertina e albumit të Nicki Minaj, është tepër i mahnitur nga trupi i saj.

Ai do të donte një rikthim me të. Ajo duket më mirë se kurrë dhe ai do ta shijojë këtë. Drake nuk flet me Nickin tani, por fakti që ajo e mbrojti në grindjen që pati me reperin Pusha T ishte dicka me rëndësi.

Ai nuk do ta harrojë këtë dhe fotografitë e reja të saj pasi i adhuron”, tha një mik i afërt me reperin. Historia e Nicki Minaj dhe Drake nuk është zbuluar kurrë, por ka patur gjithnjë spekulime se mes tyre ka patur romancë që tashmë ka përfunduar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?