Drenusha: Babai në testament e ka lënë që pasuria…
Këngëtarja Drenusha ka ndarë detaje të veçanta nga jeta e saj personale, duke rrëfyer një histori prekëse rreth ndarjes së trashëgimisë familjare. Banorëve në ”Big Brother Kosova Vip 3”, ajo tregoi se babai i saj, shumë kohë para se të ndërronte jetë, kishte lënë një testament të qartë që pasuria të ndahej në mënyrë të barabartë mes saj, vëllait dhe nënës së tyre. ”Babai im, shumë para se të vdiste, edhe në testament e ka lënë që pasuria të ndahet në mënyrë të barabartë. Për të tretë: për nënën time, për mua dhe për vëllain. Domethënë, ai nuk ka shikuar gjininë apo këso lloj gjërash”,-u shpreh Drenusha. Ky rrëfim tregon për një familje që i ka dhënë rëndësi barazisë dhe drejtësisë, pavarësisht traditave apo pritshmërive shoqërore.