Driloni thumbon Sarën dhe flet për puthjen me vajzën anonime: Kurrë s’kemi qenë bashkë, nuk kemi kontakt që dy muaj

Drilon Rama ka reaguar publikisht pas zërave që qarkulluan në rrjetet sociale ditët e fundit, ku ai shihej në një video pranë një vajze, duke nxitur spekulime për një lidhje të re dashurie.

Në një shkrim të gjatë të publikuar në Instagram, fituesi i ”Big Brother Kosova Vip 3” ka ndarë versionin e tij, duke sqaruar se nuk ka asnjë lidhje me asnjë nga vajzat që janë përmendur në media, përfshirë edhe Sarën, me të cilën ishte përfolur më herët.

”Unë me atë personin që po mundoheni me m’lidh kurrë s’kemi qenë bashkë. Kemi pas respekt, jemi kuptu mirë edhe mrena, edhe jashtë po kurrë s’ka pas kurgjo ma shumë, as s’ka me pas”, ka shkruar ai duke lënë të kuptohet se i referohet Sarës. Më tej shton se nuk kanë pasur asnjë kontakt që prej dy muajsh dhe nuk kanë shkëmbyer asnjë mesazh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?