Drini Zeqo flet për herë të parë: Babain e humba papritur. U ndamë pa folur!

Moderatori i njohur Drini Zeqo i cili i është bashkuar shtëpisë së Big Brother, ka bërë një rrëfim të ndjerë mes banorëve, për babain e tij.

Drini ka treguar se si e ka përjetuar humbjen e të atit, i cili ndërroi jetë si pasojë e një hemorragjie cerebrale.

“Kam pasur shumë episode, shumë të vështira. Po edhe humbja e babit edhe e jona ishte, u ndamë kështu pa folur fare sepse atij i ndodhi kështu një hemorragji cerebrale edhe ndenji vetëm 3 ditë në gjendje kome edhe nuk folëm dot më fare me atë.

Ishte pak ndarje e papritur dhe e sforcuar e kupton dhe mbeti çdo gjë në mes e kupton”, tregoi moderatori.

SHKARKO APP