Dritan Brama rrëfen pengun nga ”Big Brother VIP Albania”: Kërcim “love story” me…

Artisti i mirënjohur Dritan Brama u eliminua nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” këtë të martë, në një televotim ku ishte bashkë me Donald Veshajn. Ai dha sot një intervistë për “Ftesë në 5”, ku dha mendimin e tij për disa nga situatat e krijuar në shtëpi, gjatë qëndrimit të tij gati një mujor.

Koreografi ka pasur në plan një kërcim sensual me modelen Beniada Nishani, por që nuk e realizoi dot, pasi doli nga shtëpia e yjeve. “Më ka shpëtuar një kërcim pa bërë. Ky është pengu që më ka ngelur”.

I pyetur nëse Beniada po shfrytëzon naivitetin dhe çiltërsinë e saj për të arritur në finale, artisti thotë se modelja ka qenë gjithnjë e vërtetë brenda shtëpisë. “Beniada është ajo që është! Ka të folurën e saj shumë të bukur aty brenda, që më pëlqen”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?