Droni për Meritonin dhe Françeskës nervozon Ilnisën, banorët debatojnë: Kush iu afrua kujt?
Këto ditë në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, një dron për Françeskën dhe Meritonin ka ndezur diskutimet mes banorëve, të cilët kanë komentuar afrimitetin mes tyre.
Meritoni: Duhet t’u vijë turp që e kalon në kah tjetër, se Françeska është e martuar dhe ka fëmijë. Unë e shoh shumë ndryshe. banorët u kënaqën që ne morën një dënim. Nuk shoh se duhet të rri me dikë tjetër përveç Ilnisës më shumë. Ne në mbrëmje rrimë më shumë, gjatë ditës jo.
Ilnisa: Ne nuk rrimë bashkë gjatë ditës, ky porositësi s’bën sens çfarë do të thotë
Françeska: Në fakt, ishte Meritoni që ishte afruar me mua, se në fillim kemi pasur keqkuptime. S’kemi pasur pëlqim për njëri-tjetrin, por jemi afruar, kemi bërë disa biseda.