Dua, artistja e pestë më e dëgjuar e vitit

Të gjithë ndihemi krenarë për të. Po flasim për yllin e botës por me origjinë shqiptare. Dua Lipa, çdo ditë e më shumë po shënon suksese që e kanë çuar karrierën e saj muzikore, në majat e klasifikimeve botërore dhe e kanë bërë artisten femër që ka thyer çdo rekord.

”Billboard” ka nxjerr së fundmi listën e 10 artisteve femra më të dëgjuara përgjatë vitit, pjesë e së cilës është edhe këngëtarja shqiptare. Dua renditet si artistja e pestë femër më e dëgjuar për vitin 2018. E lumtur për këtë fakt, Lipa vendosi që të ndajë këtë listë në InstaStory.

Ndërkohë, lista kryesohet nga pop diva Taylor Swift, pasuar nga Cardi B në vendin e dytë, dhe Camila Cabello përkatësisht në vendin e tretë. Ariana Grande është artistja e katër më e dëgjuar e vitit në “Billboard”, gjersa në vendin e gjashtë renditet Halsey.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këngëtarja P!nk është e shtat, gjersa lista përmbyllet Nicki Minajn, Demi Lovaton dhe Ella Mai, përkatësisht në vendin e tetë, nëntë dhe të dhjetë. Suksesi më i madh i Duas këtë vit është nominimi i saj në dy kategori në “Grammy Awards”, e cila do të mbahet më 11 shkurt 2019.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?