Dua flet për marrëdhëniet me ish-at dhe emigrimin
Dua Lipa është denjësisht pjesë e tregut botëror muzikor, ku jo më larg se në ndarjen e çmimeve “BRIT Awards” fitoi dy çmime nga pesë ku ishte nominuar. Në një intervistë për “Rolling Stone” Dua ka folur rreth jetës së saj, veçanërisht përjetimeve në Kosovë.
E lindur në Londër, Dua vjen nga dy prindër shqiptarë të Kosovës të cilët lanë vendlindjen gjatë përiudhës së trazirave në vend. Ata emigruan në Angli, ku punuan në restorante, bare apo dyqane të vogla. ”Punuan shumë, jashtëzakonisht shumë dhe ndërkohë që punonin, babai im bëri një shkollë nate biznesi, më pas master në gazetari dhe më vonë filloi të merrej me reklamime”.
Në adoleshencë të hershme, Lipajt u rikthyen në Kosovë, por Dua e pati shumë të vështirë të përshtatej. ”Mund të flisja gjuhën, por nuk mund të shkruaja apo lexoja mirë dhe kjo ishte dekurajuese. Fëmijët e tjerë nuk bënin gabime drejtshkrimore në detyrat e shtëpisë dhe jo vetëm kjo, por dhe që isha e re në shkollë, ndërkohë që të gjithë kishin formuar miqësitë e tyre”.
Ajo tregoi se si shpesh frymëzimi i kishte ardhur dhe nga situata të pakëndshme, si rasti i “Hotter Than Hell” që siç vetë artistja u shpreh, bazohet në një ndarje të keqe nga i dashuri, dikush që e kishte bërë të ndihej jo mjaftueshëm e mirë.
Ajo tregoi se si ish-at e saj shpesh kishin qenë manipuluesë të tmerrshëm apo disa edhe qesharakë. “Dola me dikë që nuk hante gjallë në botë qoftë një zarzavate të vetme. Dhe unë që isha e tipit: Kjo është e tmerrshme. Ti ha si një 5-vjeçar. E di çke, e l[më fare”,-tha Dua. /Anabel/