Dua Lipa dhe Rita mahnisin me pamjen në Met Gala 2023

Në Muzeun Metropolitan të Artit në New York City u mbajt mbrëmjen e djeshme Met Gala 2023. Mbrëmë u përkujtua stilisti Karl Lagerfeld, dizajneri i ndjerë i cili drejtoi shtëpitë më të njohura të botës në botë si Chanel apo Fendi.

Yjet parakaluan në tapetin e kuq duke pozuar me veshjet e tyre dhe mes tyre ishin dhe artistet e njohura shqiptare Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max.

Dua Lipa dukej si një princeshe teksa mbërriti në Met Gala me një fustan të markës “Chanel” të shoqëruar me një gjerdan diamanti 100 karatësh.

Rita Ora dukej elegante me një fustan të zi të kompletuar me një bisht të madh dramatik teksa mbërriti në ngjarjen më të madhe të vitit në industrinë e modës, bashkë me partnerin e saj Taika Waititi.

Ndërsa Ava Max kishte veshur një fustan të bardhë me rruaza në pjesën e sipërme dhe në kokë.

SHKARKO APP